Flash News

KRYESORE

Deklarata për Ina Nukën, ministri Lleshaj kundër Veliajt: Nuk shkoi në favor të çështjes

Deklarata për Ina Nukën, ministri Lleshaj kundër Veliajt: Nuk

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kritikoi deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj për policen Ina Nuka, e cila u lëndua gjatë protestës së banorëve të “Unazës së Re” përpara Kuvendit.

I pyetur në emisionin ‘A’ në News 24 për propagandën qeveritare mbi këtë çështje dhe veçanërisht për deklaratën e Veliajt, Lleshaj u përgjigj: “Mendoj se kjo propagandë nuk shkon në favor të kësaj çështje.”

“Po të ishim etikë si shoqëri nuk duhet të merreshim me detaje të anatomisë së vajzës”, shtoi ministri.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi pas incidentit se asnjë burrë nuk do të martohej me një vajzë pa gishta. Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta dhe ashpra kundër Veliajt.

Të fundit