Flash News

KRYESORE

Deklarata që diferencoi banorët  e Tiranës, regjisori i njohur ironizon Veliajn me batutat e ‘tiranasit 24 karatësh’

Deklarata që diferencoi banorët  e Tiranës, regjisori i

Diferencimi që kryebashkiaku Erion Veliaj bëri midis 200 mijë banorëve vendas dhe 800 mijë që kanë ardhur me kalimin e viteve në Tiranë, ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të shumta.

Pas përfaqësuesve politikë, reagon edhe regjisori i njohur Kastriot Çipi. Ai ka preferuar ta ironizojë deklaratën e kryebashkiakut me batutat e një personazhi të rralë, të njohur si Spartak Metani ose Tak Metoni.

“Kjo batuta e kryebashkiakut të Tiranës për 200 mijë tiranasit e vjetër dhe 800 mijë të rinjtë, më solli në kujtesë një personazh të rrallë: Spartak Metani (ose Tak Metoni), një tiranas 24 karatesh, që vinte përditë ta pinte fërnetin në klubin e Teatrit.

Taku ishte i famshëm për batutat e tij, lakonike, inteligjente dhe ironike. Njëra prej këtyre batutave ishte:

- Bo hesap ku ka mbrrit puna n’Tiron me jabonxhit. Jemi i vetmi qytet n’bot ku ka i pallat me emrin e banorve t’qytetit. Una e kom shpin ke pallati “i tironsve”. A njigju për naj pallat t’vlonjatve n’Vlon ose t’shkodronve n’Shkodër?

Të fundit