Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Ballës për “marrëveshjen”, reagon PD: Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e qartë

Deklaratat e Ballës për “marrëveshjen”, reagon PD:

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit iu përgjigj kreut të PD, Lulzim Basha, i cili dje tha para trupit diplomatik se vendi ka nevojë për qeveri tranzitore para zgjedhjeve, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Gjatës, tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin të qartë dhe ka të përcaktuar dy hapat konkret, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh.

“Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet.

Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!”, shprehet Gjata.

Të fundit