Flash News

KRYESORE

Deklaratat e eurodeputetëve, ironizon Paloka: Nuk e dijnë që Rama i ka hapur negociatat qershorin e kaluar

Deklaratat e eurodeputetëve, ironizon Paloka: Nuk e dijnë që Rama

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka ironizuar deklaratat e bëra në Tiranë nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Duke ironizuar, Paloka thotë se eurodeputetët nuk duhen sulmuar sepse janë të painformuar.

“Mos i akuzoni e mos i sulmoni kot. Jane thjeshtë të pa informuar. Ja psh, nuk e dijnë që Rama i ka hapur negociatat që qershorin e shkuar”, thotë zyrtari i Partisë Demokratike.

Edhe pse vitin e shkuar qeveria shqiptare dështoi të hapë për të tretën herë negociatat me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama u përpoq të propagandonte se kishte marrë vendim pozitiv nga Brukseli.

Eurodeputeti: Jam i zhgënjyer nga kryetarja e LSI-së. Ish deputeti i përgjigjet: Mos u bëj “zonja e parë” e qeverisë së drogës

Kriza politike në Shqipëri, Parlamenti Evropian refuzon rolin e negociatorit: Është problemi juaj, zgjidheni vetë

Të fundit