Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Metës, Çlirim Gjata: Presidenti po ruan balancat, nuk i shërben askujt

Deklaratat e Metës, Çlirim Gjata: Presidenti po ruan balancat, nuk i

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta që është gati të lërë mandatin e tij për zgjidhjen e krizës në vend.

“Duke futur edhe përvojën e madhe,  ka ditur të mbajë një qëndrim prej Presidenti, jo si një politikan për t’i shërbyer dikujt. Në këtë kuadër, do e cilësoja citimin e tij “Edhe sot jam gati për çdo lloj forme të sakrifikoj çdo mandat, vetëm po të arrihet një zgjidhje”.

Kjo tregon se zoti Meta ka shumë informacione. Jemi në kushtet ku ka rënë kushtetuta, e Zoti na ruajtë. Kemi një kryeministër shumë të fuqishëm, me kompetenca të jashtëzakoshme se nuk ka kush e kontrollon. Kemi një president që po mundohet të çekojë diçka, por unë po shoh shenjat. Është fat për ne që kemi një president që po ruan balancën përballë një kryeministri si ky që kemi”, u shpreh ai.

Të fundit