Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Metës/ Deputeti i PS: Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën

Deklaratat e Metës/ Deputeti i PS: Presidenti nuk mendon më as

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se askush nuk mund të shantazhojë apo të kërcënojë Presidentin, ka reaguar deputeti i PS, Taulant Balla.

Balla shprehet se Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës.

“Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë.

Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një president i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat ne dispozicion dhe pa PD në sallë, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin ne kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”, shkruan Balla në profilin e tij në Facebook.

Të fundit