Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Metës, Ngjela: Flet budallëqe, mund të arrestohet në flagrancë

Deklaratat e Metës, Ngjela: Flet budallëqe, mund të arrestohet

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin Open ka komentuar deklaratat e presidentit Meta, i cili akuzoi maxhorancën se po përpiqet të bëjë grusht e shtetit dhe paralajmëroi një tubim më 2 mars.

Për Ngjelën deklaratat e presidentit janë budallëqe, madje avokati shtoi se presidenti mund të arresohet në flagrance nëse kalon në veprime konkrete.

Janë budallëqe, janë non-sense ata që thotë presidenti. Në qoftë se ai bën ata që thotë ai do të kapet në flagrancë’- tha Ngjela në Open.

Pse mund të arrestohet flagrancë?- e pyeti moderatorja Eni Vasili.

“Nuk e lejon neni 235 prishjen e rendit kushtetues. Arrestohet në flagrancë dhe për 4 ditë del në gjykatë. Unë kam parë njerëz që bëjnë grusht shteti dhe bëhen president, jo president që bën grusht shtet”.- u përgjigj Ngjela.

Të fundit