Flash News

KRYESORE

Deklaratat e ministrit serb, reagon Rama duke i kërkuar llogari Vuçiç: A është e vërtetë kjo apo meme?

Deklaratat e ministrit serb, reagon Rama duke i kërkuar llogari
Kryemiistri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratat që ka bërë dje ministri serb i Mbrojtjes. Aleksandër Vulin përdori termin fyes ndaj shqiptarëve "shiptarima" dhe i cili tha se po krijohet Shqipëria e Madhe. Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter i cili i është drejtuar homologut të tij, Aleksandër Vuçiç, ku shkruan se shpreson që kjo të jetë një meme. “A është kjo e vërtetë kjo apo është një meme që tallet me trurin e kulluar nga gojën e pistët që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeranë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, shkruan Rama në postimin në Twitter.

Të fundit