Flash News

KRYESORE

Deklaratat e PS-së për shkarkimin e Metës/ Manjani: Sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh

Deklaratat e PS-së për shkarkimin e Metës/ Manjani: Sipas Edi

Pas deklaratave të PS-së se do të nisnin procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pas çdekretimit të datës së zgjedhjeve që ai firmosi paraditen e sotme përpara mediave, ka reagur ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një statur në faqen e tij në Facebook, Manjani ka thënë se të gjithë presidentët janë sulmuar nga qeveria në të kaluarën, por asnjëra prej tyre nuk ka kërkuar t’i shkarkonte ata. Ai ka përmendur disa presidentë, nga Bamir Topi tek Ramiz Alia, të cilët, sipas tij, ose ju mbaroi mandati, ose u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike.

Arsyeja, sipas ish ministrit Manjani, se përse kërkohet pushimi i Ilir Metës nga funksioni i Presidentit të Republikës, është se ai kërkon të ndalojë vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Postimi i Manjanit:

“Presidentët e mëparshëm thuajse të gjithë nuk ishin të preferuarit e qeverisë, por kjo e fundit asnjëherë nuk tentoi ti shkarkonte.

Kam parasysh që qeveria Berisha e shpalli "puçist" Bamir Topin, por as nuk e çoi nëpërmend shkarkimin e Tij.

Qeveria Rama, Bujar Nishanin e konsideronte drejtues e "shërbëtor" të PD, por nuk e shkarkoi.

I pritën me durim derisa u mbaroi mandati.

As Berisha e Aliaj si presindentë nuk u shkarkuan, por u dorëhoqën me ndryshimin e situatës politike.

Ndërsa Ilir Meta ju doli më i keqi vetëm sepse po tenton të shmangë një përplasje vëllavrasëse ndërmjet shqiptarësh.

Pra, sipas Edi Ramës po bëre detyrën shkarkohesh!!!

Shkarkohesh virtualisht në kët rast, se as me gjykatë Kushtetuese në funksion nuk e shkarkojnë dot. Nuk ju mjafton parlamenti monist dhe i blerë për të zbatuar "porosinë" e Elisës.

Ta puthsha mendjen-i thonë kësaj sjellje!”

Të fundit