All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Deklaratat e Qoses për Tahirin, studiuesi: Qokaxhi që e ka njohur Shqipërinë nga Hotel ‘Dajti’; akademik i vetëshpallur

All - Paragraf - 1

Studiuesi Erald Kapri ka reaguar për deklaratat e shkrimtarit Rexhep Qosja, i cili mori në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të për një përfshirje të mundshme në trafikun ndërkombëtar të drogës.

All - Paragraf - 3

Kapri thotë se Qosja është vetëshpallur akademik dhe puna e tij nuk i shërben aspak realitetit të sotëm. Sipas studiuesit, Qosja e ka njohur Shqiperinë nga Hotel ‘Dajti’ dhe gjithnjë ka reaguar si qokaxhi.

“Rexhep Qosja është vetëshpallur akademik dhe duhet pohuar se puna e tij nuk i shërben aspak realitetit të sotëm. E ka njohur Shqipërinë nga Hotel ‘Dajti’ dhe gjithnjë ka reaguar si qokaxhi. Ka ngecur në realitetin bardh e zi të socrealizmit sa në Kosovë tallen me të. Hapi edhe një parti politike e dështoi menjëherë. Në debatin me Kadarenë për identitetin e shqiptarëve u diskreditua plotësisht. Ndaj sot reagimet e tij në mbrojtje të Ramës, Tahirit apo Enver Hoxhës nuk duhet të na bëjnë përshtypje”, shkruan Kapri.

Kundër deklaratës së Rexhep Qoses kanë reaguar edhe disa studiues të tjerë, si dhe deputetë të Partisë Demokratike.

“Rexhep Qosjen nuk e pranojnë në Prishtinë. Vjen e flet në Tiranë si Taulant Balla, apo si ata hoxhallarët e nahijes së Kaçanikut”

Të fundit