Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Ramës dhe dy zëvendësministrave, Manjani: Kërcënojnë gjykatësen me vetting dhe thonë pastaj që procesi është ‘i pavarur’

Deklaratat e Ramës dhe dy zëvendësministrave, Manjani:

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar deklaratat e bëra sot nga kryeministri Rama dhe dy zëvendësministrat sa i takon vendimit të dhënë nga një gjykatëse e Vlorës e cila vendosi arrest shtëpie ndaj një të ndaluri nga policia.

Të tre në kor kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë vettingu!, shkruan Manjani teksa shton se thonë pastaj që vettingu është “i pavarur”!

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

I qenkan sulë në kor një gjykatësje të Vlorës sot.

Kryeministri,

(Krye)Ministri i Brendshëm,

Zv.ministri i Drejtësisë.

Të tre në kor kërcënojnë gjykatësen, që nuk ka zbatuar një urdhër të policisë, se do ta zërë vettingu!

Dhe thonë pastaj që vettingu është “i pavarur”!!!

As kush nuk flet për prova, fakte apo rrethana që të vlerësohet ligjshmëria e vendimit të gjykatëses.

Vetëm deklarata policësh dhe llo-llo-llo kërcënimesh politike, që edhe sikur të jenë të drejta, prap nuk bëhen publike!

Aq më keq kur shfaqen si kërcënime ndaj një pushteti që Kushtetutshmërisht është i pavarur!

Nejse, të paktën pranojnë vetë se kontrollojnë vettingun, se na hapën barkun me medemek pavarësinë e tij!

Të fundit