Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Ramës në Moskë, Lela: Politikë e jashtme për qëllime të brendshme

Deklaratat e Ramës në Moskë, Lela: Politikë e jashtme

Analisti Alfred Lela i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Moskë si politikë e jashtme për qëllime të brendshme.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov nën cilësinë e kreut të OSBE-së dje në Moskë, Lela tha në emisionin 'Real Story' në News 24 se deklaratat e Ramës janë më shumë për kreditet e konsumit politik të brendshëm.

“Rama do të shfaqet si dikush që luan me lojtarë të mëdhenj, edhe pse pelerinën e hedh më të madhe.

Kur do të shfaqet si lider global, duket si dikush që luan jashtë. Është politikë e jashtme për qëllime të brendshme.

Ka një folklorizmin se Shqipëria vazhdon luftën e ftohtë edhe pse është mbyllur. Shqiptarët me Enver Hoxhën shkonin në Moskë dhe thonin se mbronin marksizëm-leninizmin.

Edhe sot ne vazhdojmë luftën e ftohtë që e gjithë bota e ka mbaruar, Shqipëria ndoshta po luan më mirë politikën e Titos. Mund të ndodhte me shtensionime të marrdhënieve kulturore, duke mos ndryshuar kornizën makro të prirjes euro-atlantike, por duke mos vazhduar të mbajmë kokën në anën tjetër”, tha Lela.

Të fundit