Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Ramës për Teatrin, Basha i nxjerr videon: Hajdut psiqik, shikoni si mashtron hapur

Deklaratat e Ramës për Teatrin, Basha i nxjerr videon: Hajdut

Kryedemokrati Basha ka reaguar sërish sot për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në Facebook, Basha sjell një video ku jepet deklarata e 30 korrikut të këtij viti në konferencë me gazetarët, e Ramës i cili thotë se “Asnjë cm i truallit nuk do të përdoret për zhvillim privat. Zhvillimi privat vjen pas murit rrethues të Teatrit”.

Lideri i opozitës shprehet se Rama ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat në truallin e Teatrit Kombëtar.

“Hajduti psiqik ka marrë dhjetëra miliona euro nga klanet e drogës për të ndërtuar 6 kullat 200 milionë euro. Njësoj si Veliera e Dakos së tij, kjo është grabitje dhe vjedhje e pastër. Shikoni si mashtron haptas hajduti psikik”-shkruan Basha.

Po ditën e sotme Basha reagoi në rrjetet sociale duke sjellë një video denoncuese për planin e Ramës dhe Veliajt për Teatrin.

 

 

 

 

Të fundit