Flash News

KRYESORE

Deklaratat e Ramës, reagon ashpër ministri i Vuçiç: “Shqipëria e Madhe” një  katastrofë, vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë  

Deklaratat e Ramës, reagon ashpër ministri i Vuçiç:

Ministri i Mbrojtjes në Serbi Aleksandër Vulin ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe Bashkimit Evropian, ku sipas tij, këta të fundit po heshtin ndersa “Shqipëria e Madhe” po formohet.

Sipas Vulin, krijimi i këtij “plani” është një katastrofë e madhe që kërcënon paqen në Ballkan. Madje, shtoi se vetëm serbët e bashkuar mund të ndalin “Shqipërinë e Madhe”.

“Duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë Kosova, Edi Rama vazhdoi punën e tij për krijimin e Shqipërisë së Madhe”. Si çdo here edhe tani Bashkimi Evropian do të heshtë dhe nuk do të bëjë asgjë. Ata nuk mund të bashkohen as në vendin e tyre, kështu përsëritet e përsëritet gënjeshtra se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet të vetëm, janë një kërcënim për paqen”, tha ministri Vulin,

duke komentuar deklaratën e Edi Ramës, teksa shtoi se “Shqipëria e Madhe” është një  katastrofë të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”, dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan”.

Të fundit