Flash News

KRYESORE

Deklaratat e zv. ambasadorit të OSBE-së, ish deputeti i LSI: Kap ndonjë "gotë verë apo darkë" nga qeveria për ato që thotë

Deklaratat e zv. ambasadorit të OSBE-së, ish deputeti i LSI: Kap

Ish deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka ironizuar deklaratat e zv. ambasadorit të OSBE-së, Robert Wilton, i cili u shpreh se vjedhja e votave nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Spahiu theksoi se blerja e votave ka qenë masive në zgjedhjet e 2017-ës dhe kjo është faktuar tashmë edhe nga Rai dhe Zëri i Amerikës.

Postimi i plotë:

Kur punoja në bankë, shefi im, thoshte gjithmonë që Shqipëria është parajsë, pasi në mes të Europës, paguhej si të punonte në Afrikë.

Tani, mendo si ndjehet ky zyrtari i OSBE, që përveç se paguhet goxha mirë, “kap dhe ndonjë gotë verë apo darkë”, nga qeveria, për ato që thotë.

Pasi nuk ka se si të deklarohet një zyrtar i BE-së që janë blerë vota por nuk ka ndikuar në rezultat. Vetëm një person i kapur keq ose pjesë e një kazani të madh, mund të flasë në mënyrë të tillë.

Blerja e votës ka qenë masive, e faktuar tashmë nga VOA dhe RAI, por dhe nga ato që do të shohim e dëgjojmë në vazhdim.

Të fundit