Flash News

KRYESORE

Deklaratat kritike në Parlamentin Europian për qeverinë, Berisha i sugjeron Ramës zgjidhjen për të 'shpëtuar' nga përplasjet

Deklaratat kritike në Parlamentin Europian për qeverinë, Berisha

I ftuar në "Çim Peka Live" në Syri Tv, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke marrë parasysh deklaratat e  sotme kritike në Parlamentin Europian, e sidomos atë të raporterit për Shqipërinë, David Lega që tha: Qeveria e ashpër me gazetarët, e butë me trafikantët, Berisha u shpreh: Rama ka vetëm një rrugë për të shmangur përplasjet, të japë dorëheqjen.

Deklarata me Legës se qeveria tregohet e ashpër me gazetarët  dhe  e butë më trafikantët tregon gjithçka dhe thotë unë do votoj hapjen e negociatave kur të ndodhë e kundërta. Në këtë kontekst të themi atë që është nëse Edi Rama do kishte një monogram shqiptar ai nesër duhet të japë dorëheqjen. Pas kësaj jave Shqipëria u largua nga hapja e negociatave dhe kjo për shkak të tij.

Ose para një jave nuk ka 13 kushte për Shqipërinë, pra Edi Rama po të lexoje me gjakftohtësi raportet e Komisionit të Venecias ka vetëm një rrugë për të shmangur një konflikt të mundshëm që mund të shpërthejë për situatën e të japë dorëheqjen. Më vjen keq po ata që do vijojnë pas Ramës opozita do ju duhet nja dy vite pune për tja nisur”, tha Berisha.

Të fundit