Flash News

KRYESORE

Deklaratat për ndikimin rus në Shqipëri, reagon Meta: Të mos përdoret për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës

Deklaratat për ndikimin rus në Shqipëri, reagon Meta: Të mos

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar sot deklaratat e maxhorancës, dhe kryeministrit Edi Rama për ndikimin e Rusisë në nivel të administratës.

Lidhur me këtë çështje, në një deklaratë për mediat nga konferenca e titulluar “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë. Kujdesi paliativ për nxitjen e një kulture për përgjegjësinë sociale”, Meta u shpreh:

“Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si atë anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës, kushtetuese, morale, përfaqësimi, që janë të krijuara nga ne”.

Të fundit