Flash News

KRYESORE

Deklaratë zyrtare nga PD: Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje

Deklaratë zyrtare nga PD: Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të

Përmes një deklarate për shtyp PD ka treguar se i  zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshoi thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje.

Të njëjtën gjë sipas PD ai e tregoi edhe sot në Sauk dhe kjo sipas tyre në të vërtetë është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët.

Deklarata e plotë:

I zënë nën rrënojat e republikës së vjetër që u rrëzua nga bashkimi më i madh i qytetarëve që ka njohur vendi, Edi Rama lëshon thirrjet e fundit të një kryeministri në ikje, sic bëri dhe sot në Sauk. Në të vërtetë, kjo është gjendja e një njeriu të braktisur jo vetëm nga qytetarët, por dhe nga socialistët. Sepse, edhe socialistët e ndershëm, ata që nuk ishin asnjë ditë në këto 4 vite në skemën e trafiqeve, korrupsionit, te tenderave e koncesioneve, janë bashkuar me Republikën e Re. Republika e Re është realitet tashmë, me 25 qershor ajo vjen në fuqi. Një republikë e qytetarëve me qytetarët për qytetarët.

 

Të fundit