Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deklarimi i 3 mln llogarive bankare të shqiptarëve, tatimet do marrin gjithë informacionin edhe nga shtetet e huaja, si do ta përdorin atë?!
Deri në fund të korrikut të gjithë shqiptarët, rezidentë ose jo, të cilët kanë një llogari bankare brenda Shqipërisë, do të duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.
Përmes një emaili, të gjitha bankat e nivelit të dytë i kanë kërkuar klientëve të tyre të deklarojnë adresën e vendbanimit dhe numrin tatimor. Këto të dhëna mblidhen në kuadër të ligjit të shkëmbimit automatik të informacionit, që ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti në vendin tonë dhe është pjesë e nismës globale për të luftuar evazionin.
Znj. Vasilika Vjero, zv/minister e financave dhe ekonomisë tha për “Monitor Ekonomi” se “Ligji për shkëmbimin e informacionit i jep mundësi administratës tatimore shqiptare, për të shkëmbyer informacion lidhur me llogaritë bankare, lidhur me balancat e këtyre llogarive, me fitimet kapitale duke përfshire dividendin, interesat, të ardhurat nga shitja e aseteve, për ata individë të cilët nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër, të mund të marrë një informacion nga administrata tatimore homologe apo dhe nga struktura të tjera të ngjashme me to, lidhur me individët shqiptar të cilët mund të disponojnë llogari pranë atyre shteteve.”
Kur kemi të bëjmë me të dhëna personale, shpesh mund të kemi dyshime se për çfarë do të përdoren këto informacione. Bizneset sidomos janë të shqetësuara se informacionet që tatimet mund të marrin nga llogaritë bankare mund të keqpërdoren.
Znj. Vjero : “Bankat unë mendoj që duhen të jenë tejet të kujdesshme në mbledhjen e këtij informacioni apo në dërgimin e këtij formulari vetëm tek ata që do të jenë subjekt i këtij ligji, por sigurisht që ky është një ligj që garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e te dhënave personale, të individit sepse vetë administrata tatimore ka një peshë shumë të lartë ne ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre të dhënave dhe sigurisht që ky ligj më veçanti i garanton këto.”
Administrata tatimore parashikon mbledhjen e informacionit deri në fund të vitit dhe vitin e ardhshëm do të fillojë shkëmbimi me administratat homologe jashtë Shqipërisë.
Znj Vjero pohon se “Ne do të japim një informacion të tillë dhe nga ana tjetër, nga të gjitha administratat homologe do të marrim informacion lidhur me të gjitha llogaritë e rezidentëve shqiptarë në institucionet që ata kanë jashtë vendit. Më tej do të jetë administrata tatimore e cila do të hetojë, do të kërkojë më shumë informacion lidhur me këto llogari, të cilat nuk janë të deklaruara dhe aty ku do të ketë nevojë edhe do t’i taksojë.”
Zbatimi i ligjit në kulmin e pandemisë i ka vështirësuar punën sistemit bankar për të përmbushur këtë detyrim, por ka krijuar po ashtu edhe kosto shtesë për ta. Ndërsa ka shumë klientë që janë ende të paqartë për këtë ndryshim ligjor.
Vetëdeklarimi bëhet në sportelet e bankave ose në platformat online, shërbim i cili po ofrohet për të shmangur radhët e gjata, veçanërisht me prezencën e Covid, ku duhen respektuar distancat fizike. Individët duhet të kenë parasysh të bëjnë deklarimin deri në datën 31 korrik pasi për tejkalim të afatit, ligji parashikon edhe sanksione.
Individët dhe bizneset do të vetëdeklarojnë me një formular të posaçëm vendbanimin e tyre dhe numrin tatimor. Këto të dhëna, bashkë me informacionet mbi llogaritë bankare, do të mund të përdoren nga autoritetet tatimore në 112 shtete, në kuadër të një nisme globale për të luftuar evazionin fiskal, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria.
Ky proces vetëdeklarimi është një detyrim që rrjedh nga Ligji për Shkëmbimin Automatik të Informacionit mes vendeve europiane, i cili në Shqipëri hyri në fuqi në janar të këtij viti. Ligji synon të bëjë llogaritë bankare të hapura për institucionet tatimore dhe të luftojë problemin e evazionit fiskal në llogaritë offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit.
Nga pikëpamja e ligjit detyrohen të plotësojnë formularin jo rezidentët që jetojnë në Shqipëri, por duke qenë se ka shumë shtetas shqiptarë që kanë më shumë se një rezidencë tatimore, ku peshën më të madhe e mbajnë emigrantët, bankat në Shqipëri, kanë vendosur që të thërrasin për plotësimin e formularit të gjithë klientët me llogari.
Deri në maj të këtij viti, totali i depozitave në banka ishte rreth 8.5 miliardë euro, sipas Bankës së Shqipërisë, shumë që është e barabartë me 62% të prodhimit të brendshëm bruto Monitor

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38