Flash News

KRYESORE

“Deklaro votën, ose ik nga puna”. Flet ish-drejtori i besuar i Pjerin Ndreut

Drini Gjeci është një tjetër personazh kyç i fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Dibër në zgjedhjet e 11 shtatorit 2016. Asokohe ne postin e Drejtorit të Arsimit në Dibër, Gjeci shfqqet në tre përgjime të publikuara nga Bild, ku u bënte presion vartësve të tij për të deklaruar votën hapur për Partinë Socialiste.

Në një reagim për Klan Plus, ai shprehet se përgjimet nuk janë reale. “Ato nuk janë të vërteta, janë të gjitha të sajuara dhe unë ja kam lënë drejtëisë dhe prokurorisë nuk merrem fare më të”, shprehet Gjeci.

Ndërkohë ish- drejtori Rajonal i Arsimit ka mohuar dhe telefonatën që ka zhvilluar ne drejtorin e shkollës në Reç, ku i kërkonte që të deklaronte votën hapur.

“Nuk është e vertëtë, nuk është e vërtetë. Telefonata është e sajuar, duhet ta verifikonit dhe ta shikoni”.

Pergjimi me Pjerin Ndreun:

Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklarojë hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

 

Përgjimi me Lavdrim Muratin:

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

 

Pergjimi me Arben Keshin:

Drejtori në Ministrinë e Brendshme Arben Keshi telefonon drejtorin e Arsimit në Dibër Drini Gjeci.

Keshi: O Drin!

Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?

Keshi: Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?

Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?

Keshi: Mirë, mirë. Si është puna?

Gjeci: Mirë.

Keshi: Është mirë puna?

Gjeci: Mirë duket.

Keshi: Ka lëvizje andej?

Gjeci: Jo.

Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.

Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?

Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.

Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?

Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportojnë. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.

Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, gra janë ato.

Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t'ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p+++ të sëmës do ti çoj se jua kam q+ robt.

Gjeci: Ja ti marr Drini në telefon tani.

Të fundit