Flash News

KRYESORE

Deklaroi se do të largohet nga Shqipëria, gazetari: Kështu funksionon, kush ta hajë, ta hajë!

Deklaroi se do të largohet nga Shqipëria, gazetari: Kështu

Pak ditë pasi deklaroi në emisionin ‘Rudina” se ëndrra e tij më e madhe është largimi i tij bashkë me fëmijët nga Shqipëria, gazetari tashmë jep të tjera argumente pse duhet marrë ky vendim.

Sipas gazetarit, shteti aktual “funksionon me 300 standarde” dhe u vë gjoba njerëzve me vetëdije të plotë.

“A doni ta dini pse nuk kemi shtet?

Sepse ky është një shtet haram, qe mbledh pare haram, që u ve gjoba njerëzve me vetëdije të plotë, që mbledh lekë që nuk i takojnë dhe nuk mbledh lekët që i takojnë.

Prandaj asgjë nuk ka duk këtu. Prandaj asgjë nuk mbetet për brezat që do vijnë. Prandaj njerëzit ikin. Ikin sepse e kuptojnë karakterin e padrejtë të shtetit që funksionon me 300 standarde.

I ashtuquajturi shtet, funksionon me parimin: "Kush ta hajë, ta hajë".

Ja pse të huajt kanë të drejtë kur na e thonë këtë.

P.S. le që c’flas dhe unë kot. Këtu, edhe njeriu më i fuqishëm i vendit u trajtua si qen rruge. Ku është?”, shkruan Kristo.

Të fundit