Flash News

KRYESORE

Deklaroi se ka fituar 50 mijë dollarë në baste sportive, kush është prokurori që del sot para vettingut

Deklaroi se ka fituar 50 mijë dollarë në baste sportive, kush

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002, do të përballet ditën e sotme në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese që do të kryejë rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Luan Kaloçi për vitet 2003-2017.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori i Apelit, Luan Kaloçi zotëronte pasuri me vlerë 10 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë e tij për herë të parë. Sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Kaloçit është rritur me 2.4 herë me një vlerë totale prej 24.3 milionë lekësh. Pasuria e shtuar përbëhet nga një apartament i dytë me sipërfaqe 125 metra katrorë në Tiranë, i blerë me kredi për 55 mijë euro, një garazh me vlerë 12 mijë euro me burim kursimet familjare si dhe kursime në cash përgjatë viteve në vlerën e 4.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të Kaloçit për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 31.7 milionë lekëve dhe përbëhen në 85 për qind të tyre  nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të ardhurat nga qiratë zënë gjithashtu një zë të rëndësishëm me 14.7 për qind të të ardhurave totale.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik-logjik për 14 vite nuk ka rezultuar me probleme, por kjo analizë identifikoi një sërë “flamujsh të kuq” në rastin e prokurorit Kaloçi.

Sipas Birn, njëri prej tyre është pronësia e një dyqani me sipërfaqe 86 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 2003 me burim të deklaruar fitimet në baste sportive. Të ardhurat e siguruara nga dhënia me qira e kësaj prone zënë më pas një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave.

Pritet që gjatë ditës së sotme të shqyrtohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasuria e tij, nëse konsiderohet e ndërtuar me burime të ligjshme ose jo.

Të fundit