Flash News

KRYESORE

Deklaroi se “koronavirusi është ndëshkim i Zotit për homoseksualët”, infektohet vetë ministri

Ministri i Shëndetësisë në Izrael, Yaakov Litzman, para disa kohësh bëri një deklaratë që nuk mund të pritet prej dikujt sidomos në postin e tij – teksa tha se koronavirusi është ndëshkim hyjnor kundër homoseksualizmit – ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Ministri njihet për homofobinë dhe këtë deklaratë e ka bërë muajin e kaluar. Ai është konsideruar si një ndër ministrat më homofobë izraelitë që mendonte se komuniteti LGBT është mëkatar.

Në fillim të këtij muaji, Litzman dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke detyruar Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe disa zyrtarë të lartë të qeverisë së vendit të karantinohen.

Të fundit