Flash News

KRYESORE

Deklaroi se mund të largohej nga Reali, Ronaldo “hatërmbetje” me presidentin Perez

Deklaroi se mund të largohej nga Reali, Ronaldo

Pas finales së Champions-it dhe fjalëve të para që sinjalizonin lamtumirën e Cristiano Ronaldos, tashmë është media portugeze që rikthehet të flasë për të ardhmen e yllit të Realit.

Sipas të përditshmes “Record”, Ronaldo po largohet për shkak të mosvëmendjes së presidentit Perez.

“Një vendim i pakthyeshëm i diktuar jo aq nga aspekti ekonomik, sesa nga fakti që Florentino Perez nuk ka treguar ndonjë sinjal mirënjohjeje ndaj portugezit”, shkruan “Record”.

Pas një takimi me agjentin e tij, Jorge Mendes, Ronaldo ka kuptuar se pozicioni i Realit do të jetë ai i mbajtur gjatë muajve të fundit, një ngecje totale, asnjë lëvizje kundrejt tij dhe asnjë propozim për rishikimin e pagës, gjë që Ronaldo do ta lexonte si një vlerësim të merituar për performancat e tij.

Siç raporton “Marca”, ka qenë pikërisht rezultati i takimit mes agjentit Mendes dhe drejtorit të përgjithshëm të klubit, Jose Angel Sanchez, ajo që provokoi edhe më shumë irritimin e Ronaldos. Në këtë takim, drejtori i “Los Blancos”, i ka komunikuar Mendesit se klubi nuk është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e Cristianos, i cili donte të rishikonte pagën e tij aktuale prej 21 mln eurosh, ose më shumë sesa një rishikim një dyfishim.

Ronaldo dëshiron të barazojë Messin me 40 mln euro në vit, nga momenti që edhe Neymar i Paris SG-së përfiton tashmë një pagë prej 37 mln euro në sezon.

Sa i përket destinacionit të mundshëm, për portugezin mbeten të hapura dy opsione, Parisi ose Manchester United.

Të fundit