Flash News

KRYESORE

Deklasifikimi, Kodheli kundërshton Nishanini: Deklasifikimi i kësaj mbledhje cënon sigurinë e vendit

Deklasifikimi, Kodheli kundërshton Nishanini: Deklasifikimi i kësaj

Duke folur për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News 24, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare  kur u vu në pah problemi i Shqipërisë me trafikimin e nakotikës.

 Ajo ka dal kundër ish- presidentin Bujar Nishani i cili ka deklaruar se ajo mbledhje duhet të deklasifikohet dhe informacioni duhet t’i vihet në dispozicion publikut për punën që shteti po bënë.  

Ish-ministja Kodheli tha se nuk është për deklasfikimin e kësaj mbledhje pasi cënohet siguria e vendit.

“Unë mendoj se duhet të respektojmë ligjet e vendit dhe duhet që këto dokumente të mos deklasifikohen. Por nëse ato nuk cenojnë sigurinë e vendit disa dokumente të caktuara nëse janë në interes të qytetareve mund edhe të deklasifikohen. Theksoj se këtu nuk bëhet fjalë për mungesë transparence, por për zbatim të ligjit. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në tryezë janë ballafaquar dokumente ku bëhet fjalë për sigurinë e vendit”- tha Mimi Kodheli.

 

Të fundit