Flash News

KRYESORE

Dekonspirim? SHÇBA nuk gjen në banesë asnjë nga 3 zyrtarët e policisë

Dekonspirim? SHÇBA nuk gjen në banesë asnjë nga 3

Asnjë prej tre ish-zyrtarëve të policisë të shpallur në kërkim Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, nuk është arrestuar pas lëshimit të urdhrit të arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda mesditën e kësaj të mërkure.

Mësohet se SHÇBA ka bastisur banesat e tre ish-drejtuesve të policisë, por asnjë prej tyre nuk është gjetur. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar jashtë vendit, duke shtyar dyshimet për një dekonspirim të mundshëm të aksionit për kapjen e tyre.

Prokuroria ka kërkuar arrestimin e ish-kryepolicit të Vlorës, Jaeld Çela me akuzën se me

mosveprime ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës nga Habilajt. E njëjta akuzë vlen edhe

për ish-drejtorin e kufirit të Dhërmiut, Sokol Bode si dhe ish- shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar.

Të fundit