Flash News

KRYESORE

Dekorimi i Gafur Mazrekut, PD: Rama është urdhërdhënësi, frymëzuesi dhe projektuesi i këtij vendimi

Dekorimi i Gafur Mazrekut, PD: Rama është

Partia Demokratike përmes deputetit Gent Strazimiri ka reaguar sa i takon shpalljes qytetar nderi të Gafur Mazrekut. Strazimiri tha se vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje kryetarit të Partisë Socialiste të ndalojë vendimmarrjen e këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij.

“Prandaj, Edvin Kristaq Rama nuk fshihet dot sot dhe as mund të lajë duart si Pilati! Partia Demokratike e konsideron atë vetë, autorin e vendimit kriminal që nderoi me titullin më të lartë atentatorin e Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari, që bashkë më studentët dhe qytetarët e Tiranës, rrëzuan regjimin e etërve të këtyre që drejtojnë sot vendin”, deklaroi Strazimiri.

Deputeti demokrat tha se Rama është urdhërdhënësi, frymëzuesi dhe projektuesi i këtij vendimi.

“Edvin Kristaq Rama që sot përpiqet të lajë duart si Pilati, është urdhërdhënësi, frymëzuesi dhe projektuesi i këtij vendimi kriminal, që rrënon çdo shpresë për rikthimin e një situate normale politike në vend. Është ai, i njëjti, që ne cilësinë e Kryebashkiakut të Tiranës, e njëkohësisht të kreut të PS, refuzoi 2 m2 vend për bustin e Azem Hajdarit, duke e konsideruar atë ‘ndërtim pa leje’!”, theksoi Strazimiri.

 

Të fundit