Flash News

KRYESORE

Dekorimi i Gafurr Mazrekut, reagojnë miqtë e Azem Hajdarit: PS e përzgjodhi vetë atentatorin nga Hasi

Dekorimi i Gafurr Mazrekut, reagojnë miqtë e Azem Hajdarit: PS e

Kryetari i grupimit “Dhjetor 90” Bislim Ahmetaj shprehet kundër vendimit të Këshillit Bashkiak të Hasit për të dekoruar si qytetar nderi ish-deputetin e PS Gafurr Mazreku, atentatorin e Azem Hajdarit në shtator 1997.

Në një intervistë për “panorama”, rikthen në kohë ngjarjen që përgjaku për herë të parë parlamentin shqiptar ku një deputet qëlloi me 5 plumba kolegun e tij.

“Ky vendim i këshilltarëve socialistë nuk duhet të çudisë asnjë mendje normale edhe pse krahinës së Hasit, i ka hedhur baltë dhe e ka turpëruar si rrallëherë në historinë e vet.

“Ata ngritën duart e tyre të mpira nga ideologjia ose ndonjë shuk paresh të ndotura nga droga për të shpallur turpin e Hasit si nderin e tyre. vendimi i tyre nuk i zbeh aspak vlerat e Azem Hajdarit. Ky vendim idiot tregon sa e dobët është kultura demokratike në vendin tonë, sa larg Europës jemi. Mos i fal o Zot se e dinë fare mirë se çfarë po bëjnë”, u shpreh Ahmetaj.

Ai rikthen në vëmendje edhe një herë ngjarjen e 97-ës të ndodhur në kafen e Kuvendit.

“Pas përplasjes mes tyre, Azemi ka shkruar në kafenenë e Kuvendit, ndërsa Mazrreku ka mbushur një pistoletë të shtetit dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Azemit. Partia e Punës duke nisur nga 8 nëntori 1941 mision të saj ka patur përçarjen e shqiptarëve. Ndaj u zgjodh edhe Mazrreku pasi nuk mund të kishte më mirë se sa një deputet i zgjedhur në një zonë me tradita siç është Hasi. Azemi kishte miq në të gjithë vendin, ata që e morën përsipër vrasjen e tij ishin me uniforma policie, ishin nga Tropoja”, deklaroi Ahmetaj.

Të fundit