Flash News

KRYESORE

Dekreti i Metës për ‘Anti-shpifjen’, Balla: Vendimi i Metës pas urdhrit të Bashës, do rrëzohet në seancën e parë

Dekreti i Metës për ‘Anti-shpifjen’, Balla: Vendimi i

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar politik vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend me dekret paketën ‘Anti-shpifje’.

Në një prononcim me gazetarët, Balla tha se Meta e ktheu ligjin pas urdhrit të kreut të PD, Lulzim Basha, por që sipas tij do të rrëzohet në seancën e parë në Kuvend.

“Dihej se Presidenti Meta pas urdhrit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen.

Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes.

Përmirësimet ligjore në të dyja ligjet janë certifikuar nga partneri i rëndësishëm OSBE. NDaj sipas procedurës, më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe më pas në seancën më të parë pasuese dekretet e z. Meta do të rrëzohen”, u shpreh Balla para gazetarëve.

Të fundit