Flash News

KRYESORE

Dekretimi i Lleshajt nga Presidenti, Berisha: U emërua ministër si një kufomë e pakallur!

Dekretimi i Lleshajt nga Presidenti, Berisha: U emërua ministër si

“U emërua ministër si një kufomë e pakallur”, kështu e konsideron dekretimin e Sandr Lleshajt si ministër nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Berishës, me dekretimin e tij formalisht u respektua Kushtetuta, por moralisht Sandër Lleshaj është letër e djegur.

“Formalisht u respektua Kushtetuta. Sandër Lleshi moralisht është letër e djegur. Në shkelje të Kushtetutës ka marrë detyra të tjera që Kushtetuta ia ndalon oficerit aktiv. Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor anti-kushtetues, ka paditur Presidentin, në një kohë kur kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimet e të cilave janë normë kushtetuese për vendin, kanë vendosur në 2002 që nuk mund të trajtohen në gjykatë dekretet e Presidentit pasi këtë e kundërshton Kushtetuta”, u shpreh Berisha në emisionin "5 pyetje nga Babaramo".

Më tej emërimin e Sansër Lleshajt si ministër ish-kryeministër e konsideron “një kufomë e pakallur në rrafshin moral”.

 

Të fundit