Flash News

KRYESORE

Dekretimi i Lleshit/ Rama: Njeriu i duhur në vendin e duhur. Basha: Me Llesh pa Llesh, Ministria ka ikur për dreq

Dekretimi i Lleshit/ Rama: Njeriu i duhur në vendin e duhur. Basha: Me

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë reaguar mbrëmjen e sotme pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Kryeministri Rama e konsideron Lleshin si njeriun e duhur në vendin dhe kohën e duhur.

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë. Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, shprehet Rama.

Kryeopozitari Basha shprehet se Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq për sa kohë Edi Rama është kryeministër  dhe mbron kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Me a pa Llesh Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar”, shkruan Basha.

Të fundit