Flash News

KRYESORE

Dekretimi i ministrave/Zëdhënësi i Metës: Qartësoj pengmarrësin e Reformës në Drejtësi se nuk ndalohet Presidenti

Dekretimi i ministrave/Zëdhënësi i Metës: Qartësoj

Pas reagimit të kryeministrit Rama për Metën, lidhur me mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, ka ardhur edhe përgjigja nga ana e zëdhënësit të presidentit.

Nëpërmjet një statusi në "Facebook", këshilltari i kreut të shtetit ka theksuar se nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij për emërim e shkarkim ministrash.

Ai gjithahstu është shprehur se aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk do të ndalet.

Postimi i Tedi Blushit:

Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtesi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!

Të fundit