Flash News

KRYESORE

Dekretimi i Sandër Lleshit, Meta bën publike 14 pyetjet që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes

Presidenca ka bërë publike listën me 14 pyetje që Presidenti i ka dërguar Ministrisë së Mbrojtjes ku kërkon informacion për Sandër Lleshin, propozimin e kryeministrit për postin e ministrit të Brendshëm.

“Me qëllim informimin e opinionit publik dhe në interes të transparencës, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta autorizon bërjen publike të pyetjeve josekrete drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me propozimin për emërimin e zotit Lleshaj ministër të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës i qëndron bindjes se nuk mund të ketë asnjë institucion funksional jashtë një Kushtetute funksionale.

Kërkesë drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj)”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në letrën në fjalë, kreu i shtetit sjell në vëmendje se ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.

Letra

Të fundit