Flash News

KRYESORE

Dekretohet Visho Ajazi Lika, është ambasadori i ri i Shqipërisë në NATO

Dekretohet Visho Ajazi Lika, është ambasadori i ri i

Visho Ajazi Lika është zyrtarisht ambasadori i ri i Shqipërisë në NATO. Ajazi Lika është dekretuar sot nga presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe pritet të fillojë së shpejti detyrën e re në Bruksel.

Ai u dorëhoq nga detyra si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror për të marrë detyrën e re të ambasadorit. Ish-kreu i SHISH u propozua në këtë detyrë nga kryeministri Edi Rama.

Meta ka dekretuar gjithashtu emërimin e Igli Hasanit, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë dhe Albana Dautllarit, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në Strasburg.

Të fundit