Flash News

KRYESORE

Dekretoi kthimin e ‘anti-shpifjes’ në Kuvend, reagon sërish Meta: Koha për të mos ecur me kokëfortësi drejt censurës

Dekretoi kthimin e ‘anti-shpifjes’ në Kuvend, reagon

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën ‘anti-shpifje’, një ditë pasi dekretoi kthimin e saj në Kuvend.

Në një status në Facebook, Meta apelon se është koha për reflektim dhe se miratimi i saj në Kuvend do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.

Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentet kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje””, shkruan Meta.

Të fundit