Flash News

KRYESORE

Dekriminalizimi, KQZ vendos sot për mandatin e Rehovicës dhe Rakipit

Komisioni Qendror i zgjedhjeve do të mblidhet mesditën e sotme për të vendosur mbi heqjen ose jo të mandatit të dy deputetëve, Gledion Rehovicës dhe Aqif Rakitit.

KQZ do të mblidhet për të marrë në shqyrtim 5 çështje, dy prej të cilave kanë të bëjnë më mandatet e deputetëve të sipërpërmendur dhe tre të tjera për zyrtarët Omer Mamo, Mhill Fufi, dhe Eduard Kapri të cilët nuk preken nga dekriminalizimi.

 Në 22 dhjetorë Interpol Roma solli të dhënat për  të shkuarën e Rehovicës dhe dhe të Rakipit, ku sipas shenjave të gishtave rezultojnë të jenë raportuar për vjedhje, në atë kohë me identitet tjetër, Skënder Ejylbegaj për deputetin e PDIU-së dhe Kusta Mina për atë ë LSI-së, të cila nuk ishin deklaruar prej tyre.

Të fundit