Flash News

KRYESORE

Del blof me lajmin për Soni Malajn dhe më pas e fshin, Aulonës nuk i del inati nga humbja në "DWTSA"

Soni Malaj dhe Aulona Musta kanë qenë dy finalistet e "Dancing With The Stars Albania", garë të cilën e fitoi Soni Malaj. Që nga ai moment, në faqen e "Blitz", që drejtohet nga Aulona dhe Fatma, nuk u shkruajt më asnjë lajm për Soni Malajn. Deri mbrëmë ku në një prej artikujve të publikuar thuhej se Soni ishte fituesja e "Festivalit të këngës në RTSH".

Sipas "Blitz" kjo ishte e turpshme dhe që pazare të tilla bëhen kaq hapur.

"Ajo që po ndodh çdo edicion me këngën fituese ka ndodhur edhe këtë herë. Ajo përcaktohet përpara dhe këtë vit thuhet se fituese do të shpallet Soni Malaj. Kjo është e turpshme për një kompeticion kaq të rëndësishëm që pazaret dhe planet të bëhen kaq hapur,"- shkruhej në lajmin e postuar tek "Blitz".

Lajm i cili u fshi më pas, kur doli që ishte një "blof" dhe aspak i vërtetë. Festivalin e Këngës e fitoi Jonida Maliqi, një nga konkurrentet më të forta, dhe jo Soni, e cila po ashtu ishte pretendente për çmimin e parë dhe kishte shumë mbështetje nga publiku.

Të fundit