Flash News

KRYESORE

Del edhe teza e provimit të matematikës, ish-deputetja: Edhe tani opozita e ka fajin?!

Del edhe teza e provimit të matematikës, ish-deputetja: Edhe tani

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi akuzon ministren e Arsimit, Besa Shahini se ka dështuar serish pasi edhe tezat e provimit të matematikës për maturën shtetërore janë bërë publike.

“Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Vokshi, teksa publikon në rrjetet sociale testin e plotë.

“Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë shoë me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Vokshi.

Të fundit