Flash News

KRYESORE

Del ekspertiza: Kacifas nuk u qëllua me armë nga RENEA, por u vetëvra  

Del ekspertiza: Kacifas nuk u qëllua me armë nga RENEA, por u

Kostandin Kacifas nuk u vra nga forcat RENEA, por qëlloi veten me armën e tij.

Ditën e dëshmorëve të Greqisë, në Bularat të Gjirokastrës, Kacifas kreu vetëvrasje, pavarësisht thirrjeve nga negociatorët e RENEA-s për t’u dorëzuar.

Sipas shqiptarja.com, ky konstatim erdhi nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe nga prokurorët e Gjirokastrës.

Prokurorët argumentojnë se ai ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete, një në nofull dhe një në pjesën e gjoksit, pasi sipas tyre arma ka qenë me puthitje.

Ekspertët kanë sqaruar se plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut.

Kjo ngjarje shkaktoi një situatë të tensionuar mes shtetit shqiptar dhe atij grek. Madje, ceremonia mortore e të riut u shoqërua me deklarata anti-shqiptare dhe në të morën pjesë persona të ardhur nga Greqia.

Të fundit