Flash News

KRYESORE

Del ekspertiza, shkaku i aksidentit tragjik të familjes Preka në Velipojë

Del ekspertiza, shkaku i aksidentit tragjik të familjes Preka në

Ekspertiza për shkaqet e aksidentit tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbën jetën katër person të familjes Preka, drejtuesi i automjetit dhe tre fëmijët e tij, ka zbuluar detaje të reja për aksidentin.

Sipas ekspertizës, nga drafti që kanë dorëzuar ekspertët në prokurori,  shkruhet se përplasja e mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodhej familja Preka me atë ‘Mercedes Benz’ ku udhëtonin 2 persona të tjerë ka qenë ballore dhe të dyja mjetet me mbi 100 km/orë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një shpërqendrim i momentit i drejtuesit të mjetit ‘Alfa Romeo’, i cili ka dalë nga korsia e tij dhe ka goditur fuoristraden, e cila më pas ka përfunduar mbi bordurën mbrojtëse të rrugës.

“Asnjë nga drejtuesit dhe pasagjeret e mjeteve qe udhëtonin në automjetin ‘Alfa Romeo’ dhe në fuoristradën ‘Mercedes Benz’,  nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Nëse do të kishin pasur rripin nuk do të kishte pasur këtë bilanc tragjik ai aksident. Mjeti “Alfa” udhëtonte nga Velipoja drejt sektorit ndërsa fuoristrada nga Shkodra drejt Velipojës”, sqaron ekspertiza.

 

Të fundit