Flash News

KRYESORE

Del emri, kush është ‘bashkëpunëtori X' që regjistroi vëllain e Fatmir Xhafajt

Del emri, kush është ‘bashkëpunëtori X' që

Pas publikimit për herë të parë të lajmit se policia ka arrestuar sot në kufi bashkëpunëtorin X, personazhi që regjistroi në një bisedë komprometuese me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm,  tashmë zbulohet edhe emri i këtij personazhi të shumëpërfolur prej ditës së hënë.

Sipas “Panorama”, bashkëpunëtori X e ka emrin Albert, por ende nuk janë bërë publike detaje të tjera si mbiemri dhe mosha përkatëse.

Bashkëpunëtori X dëgjohet gjatë kësaj bisede me Agron Xhafajn duke i kërkuar ndërmjetësimin me persona të tjerë për transportimin e një ngarkese me lëndë narkotike drejt Italisë, pasi kishte mbetur pa para sapo kishte dalë nga qelia.

Nga ana tjetër, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi sot nga Kuvendi se ky personazh ndihet i kërcënuar ai dhe familja e tij nga strukturat policore.

 

Të fundit