Flash News

KRYESORE

Del foto, ky është porositësi i vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku

I arrestuari që dyshohet se ka kryer vrasjen e Komisar Artan Cukut, Mikel Shallari ka treguar se porositësi i ekzekutimit të Cukut është Bledar Jambelli.

News 24 ka publikuar një foto të autorit, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda.

Ai mban edhe emrin Rikardo Muho. Nga hetimet ka rezultuar se Cuku u vra për shkak të detyrës. Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar per te bere vrasjen.

Si fillim, Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro. Nderkohe qe pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën.

Të fundit