Flash News

KRYESORE

Del lista ‘e zezë’ e celularëve, cilët janë 15 modelet që përcjellin rrezatim më të lartë, mes tyre edhe iPhone 7

Shpesh, qarkullojnë lajme se shumë sëmundje janë kthyer në kërcënim për njerëzimin edhe si pasojë e rrezatimeve.

Si burim i këtij rrezatimi janë përfolur edhe celularët. Por, cilët janë modelet e celularëve që e përcjellin më shumë këtë lloj rrezatimi?

Portali statistikor gjerman ‘Statistika’ ka publikuar ‘listën e zezë’ të celularëve që lëshojnë më shumë rrezatim gjatë kohës që një përdorues kryen një telefonatë,  bazuar në të dhënat e Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtje nga Rrezatimi.

Sipas këtij studimi, telefoni që kryeson listën për nivelin më të lartë të rrezatimit është Mi A1 i kompanisë kineze Xiaomi.

Po ashtu, bie në sy edhe renditja e celularëve aq shumë të përdorur  si iPhone 7 ose iPhone 8, të dy të Apple apo Sony Xperia XZ1 Compact.

Të fundit