All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Del mesazhi i Eljo Hyskos në WhatsApp me ndjekësit online të Ramës: Këto janë komentet që duhet të shkruani

All - Paragraf - 1

Ndërsa kryeministri Edi Rama u shfaq për rreth dy orë në rrjetet sociale për të folur në lidhje me kërkesat dhe protestën e studentëve, ranë në sy komentet e njëjta, fjalë për fjalë të ndjekësve të tij online.

All - Paragraf - 3

Në fotot e qarkulluara në rrjetet sociale binte në sy, se si dy komentuesit reagonin njëri-pas tjetrit në një hark të shkurtër kohor dhe mesazhi që ata publikonin ishte i njëjtë, duke ngritur dyshime se tekstet e tyre ishin të instruktuara.

Kreshnik Çollaku, kryetari i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës ka publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ një komunikim të Eljo Hyskos, kreut të FRESSH në WhatsApp dhe urdhrin për të instruktuar komentuesit se çfarë duhet të shkruajnë në Facebook-un e kryeministrit.

“Ja si instrukton FRESH komentuesit e “joPolitike” online...”, shkruan Çollaku.

Kujtojmë se burime të politiko.al informuan se sot në mëngjes, para nisjes së protestës Hysko është parë duke hyrë në godinën e kryeministrisë.

Të fundit