Flash News

KRYESORE

Del nga rruga ‘Land Rover’ në aksin Fier-Lushnje, humb jetën 28-vjeçari

Del nga rruga ‘Land Rover’ në aksin Fier-Lushnje, humb

Një i ri ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kolonjë. Sipas policisë, mjeti tip ‘Land Rover’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë humbi jetën M.R, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer, kurse shoferi  Z.H, 31 vjeç ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 03:25, në aksin rrugor Fier – Lushnje, në fshatin Kolonjë, shtetasi Z.H, 31 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip Land Rover ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M.R, 28 vjeç, banues në Berat dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit