Flash News

KRYESORE

Del nga shinat treni në Milano, 2 të vdekur dhe 100 të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes nga shinat të një treni në Milano të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:55, të ditës së sotme, kur treni Trenord 10452 që vinte nga Kremonia ka dale nga shinat para se të mbërrinte në stacionin Lambrate. Dëshmitarët kanë deklaruar se fillimisht kanë ndjerë ngadalësimin e shpejtësisë dhe më pas frenimin e fortë.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. 

Të fundit