Flash News

KRYESORE

Del nga spitali, Berlusconi 83-vjeçar nuk heq dorë nga politika: Do bëhem gati për fushatë

Del nga spitali, Berlusconi 83-vjeçar nuk heq dorë nga politika: Do

Ndonëse 83-vjeç dhe i shtruar në spital për disa ditë, ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është shprehur sot për median se do të bëhet gati për fushatën elektorale për zgjedhjet evropiane.

Në dalje të spitalit, kreu i partisë  30 vjeçare “Forza Italia” tha se ndihej mirë dhe se do të vazhdojë fushatën elektorale për zgjedhjet evropiane.

“Ndodhën aq shumë gjëra, sa mendova se isha në fund të ciklit. Por u rikuperova në mënyrë të pabesueshme. Tani gjithçka është në rregull”, tha ish-kryeministri i Italisë për mediat.

Berlusconi ishte i shtruar në spital pre 30 prillit pasi vuante nga veshkat.

Të fundit