Flash News

KRYESORE

‘Del një video duke i kënduar Enver Hoxhës’, Balla: Ç’kusur kam unë t’i përgjigjem tim biri që më pyet

‘Del një video duke i kënduar Enver Hoxhës’, Balla:

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, duke folur për ligjin anti-shpifje nga foltorja e Kuvendit tha se duhet të marrë fund botimi i lajmeve që cënojne dinjitetin e njerëzve. Ai kujtoi rastin e videos ne Youtube, te një femije që këndon për Enver Hoxhën, e sipas tij shkruhet se Balla i këndon diktatorit.

“Nuk mbyllen portalet me vendim të qeverisë. Do mbyllen kur cënohet privatësia e njerëzve, apo ka pornografi. Edhe në këto raste do shkohet në gjykatë.

Hyni në Youtube, klikoni me emrin tim, video e parë që ju del është ajo me një djalë të vogël, që këndon një këngë për Enver Hoxhën. Janë 500 mijë shqiptarë e të huaj që e kanë parë, e ka vënë ai robi atje, kënduar nga Taulant Balla për Enver Hoxhën. Ok, ti e quan reklamë. Po c’kusur kam unë ti them tim biri që pyet, o ba pse ke kënduar këngë për diktatorin. Kemi 8 muaj moj Rudinë që punojmë, ti thua vij për një një javë që të rishikoj ligjin, e kur në javën e krishtlindjeveve.

OSBE padyshim ka ekspertizën më të mirë. Ka një përfaqësues të lartë të fokusuar në këtë çështje. E dëgjova një x gazetare që tha ç’ punë ka parlamenti të na bëjë ne ligje”, tha Balla.

Të fundit