Flash News

KRYESORE

Del përgjimi i parë, gazetari i Bild publikon bisedën e Ramës për blerjen e votave

Del përgjimi i parë, gazetari i Bild publikon bisedën e

Ashtu siç paralajmëroi gazeta gjermane, Bild do të publikojë sot 16 përgjime të reja që tregojnë për lidhjet e eksponentëve të lartë të Partise Socialiste me grupe kriminale ne zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Është publikuar kështu përgjimi i parë ku shfaqet një bisedë e përgjuar e kryeministrit Edi Rama gjatë procesit në zgjedhjet e Dibrës.

“ BILD tani publikon regjistrime të gjera telefonike – të bëra nga hetuesit shqiptarë – për të treguar për herë të parë se ka pasur një plan sistematik të partisë socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama për të manipuluar zgjedhjet në vitin 2017! Objektivi: mashtrimi elektoral, blerja e votave, shantazhi i votuesve të opozitës.”, shkruan gazeta gjermane. Rama e pyet zyrtarin e Ministrisë së Brendshme nëse ishte realizuar objektivi apo jo. Dëgjoni në videon më poshtë bisedën mes Ramës dhe Arben Keshit.

Pergjimi nr.1

Arben Keshi: Po shefi.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Çfarëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin.

Siç pati paralajmëruar gazetari i Bild, Peter Tiede ka publikuar të tjera përgjime nga belrja e votës në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjime gazetari gjerman ka publikuar një bisedë të përgjuar të kryeministrit Edi Rama gjatë procesit në zgjedhjet e Dibrës.

Këto përgjime tregojnë se si kriminelë, zyrtarë të policisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë socialiste, duke përfshirë kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, anëtarin e komisionit të sigurisë Xhemal Qefalia, deputetin Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për kryetar bashkie të Lezhës, kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe figura të larta të qeverisë socialiste janë përfshirë bë blerjen e votave, intimidime ndaj votuesve të PD-së gjatë zgjedhjeve në Dibër.

Ketu gjeni videon e pubblikuar nga Bild: https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/wahl-manipulation-in-albanien-abhoer-baender-belegen-regierung-manipulierte-wahl-62666642.bild.html

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/edi-rama.mp4"][/video]

Të fundit