Flash News

KRYESORE

Del shifra zyrtare: Dëmi nga tërmeti rreth 985 milionë euro

Dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit në territorin shqiptar ka një kosto rreth 985 milionë euro.

Ky fakt u bë i ditur zyrtarisht përmes ministrit fuqiplotë për tërmetin Bledi Çuçi, teksa prezantoi raportin e vlerësimit të nevojave pas tërmetit.

“Në total u prekën mbi 200 mijë persona nga 11 bashki të vendit. Solidaritet i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Rreth 90 persona, prej tyre 60 ekspertë të huaj dhe zyrtarë shqiptarë arritën të përfundonin raportin në 30 janar 2020.

Dokumenti i certifikuar ndërkombëtarisht, PDNA u hartua sipas standardeve të BE, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara.

Raporti është i furnizuar me të dhënave të sistemit të akt verifikimit. Është bërë verifikimi i 50 mijë banesave dhe 100% të ndërtesave me rrezikshëmri të lartë. Ekspertët e angazhuar kanë vlerësuar dëme dhe shumën rreth 985 mln euro.

 

Ky dokument nuk është shterues, do shërbejë si udhërrëfyes për programin e rindërtimit.

Pa këtë raport nuk mund të shkonim në konferencën e donatoreve në 17 shkurt në Bruksel. Qeveria do zbatojë programin e rindërtimit që këkron qasje aktive të qytetarëve”, tha Çuçi.

Të pranishëm në konferencë ishin edhe ambasadori BE në Shqipëri Luigi Soreca si dhe koordinatori i OKB në Shqipëri, Brian J. Williams, bashkë me ekspertë të fushës.

Kujtojmë se nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Të fundit